• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Njoftime ne UniVlora

Forum midis Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Universitetit “Ismail Qemali”

UniVlora

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve midis Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, nën kujdesin e Ministrisë së Mrojtjes të Republikës së Shqipërisë, takimi vijoi me Forumin, “Formimi dhe Edukimi i Ekspertëve në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare” forum i përbashkët i Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Ky takim kishte në fokus zhvillimin e partneriteteve për edukim akademik të përbashkët midis Ministrisë së Mbrojtjes, Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Univesitetit “Ismail Qemali” Vlorë!

U vazhdua më tej me një forum të hapur për diskutime dhe pyetje nga auditori , i cili u drejtua nga nje panel i rëndësishëm i përbërë nga:

  • Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Z.Pirro Vëngu
  • Rektore e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Aurela Saliaj
  • Gjenerali i Brigadës , Rektor i Akademisë së Forcave të Armatosura, Z. Bardhyl Nuredinaj
  • Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore, Prof. Asoc. Miftar Ramosaçaj
  • Drejtori i Institutit Kërkimor Shkencor Ushtarak në AFA, Z.Ulsi Rexhaj
  • Drejtor i Agjensisë së Industrisë Ushtarake, Z. Dorian Tola

Temat në diskutim:

  • Rëndësia e bashkëpunimit akademik për zhvillimin e programeve të studimeve që përgatitin profesionistë për sektorin e mbrojtjes.
  • Mundësitë për krijimin e specializimeve dhe kurseve të trajnimit të avancuar në fushën e mbrojtjes.
  • Roli i universitetit në mbështetje të strukturave të mbrojtjes dhe reagimit ndaj emergjencave natyrore dhe krize.
  • Si mund të përdoren hulumtimet dhe inovacionet akademike për përballimin e situatave emergjente?
  • Rëndësia e kërkimit shkencor dhe inovacionit akademik për përmirësimin e pajisjeve dhe strategjive të mbrojtjes.
  • Edukimi i brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes kombëtare dhe përgatitja e tyre për sfidat e sigurisë.
  • Përçimi i traditës dhe kulturës ushtarake përmes edukatës dhe aktiviteteve akademike.

Become A Membar

Get Instant access to 5000+ Video courses

UniVlora
Vizita studimore në kuadër të implementimit të projektit Edufair
UniVlora
Konkurs për anëtar në Asamblenë e Akademisë së Shkencave
UniVlora
Sondazhi kombëtar i studentëve

Programet Tona

Scroll to top