• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Evente ne UniVlora

13 mars 2025 11:30 e paradites

AADF për aplikim në programin e Masterit dhe Internshipit

AADF ka hapur thirrjet e radhës për aplikim për programin e Masterit dhe të Internshipit në SHBA (Programi MIP), si dhe për programin e fellowship-it në institucionet kryesore qeverisëse në vend (Programi LEAD Albania).

Për të gjithë të interesuarit, në datën 13 Mars 2025 në orën 11:30 në Bibliotekën e Rektoratit “Nermin Vlora Falaschi”, Vlorë, AADF do të bëjë një prezantim të projekteve. Synimi i këtyre programeve është zhvillimi i aftësive të profesionistëve të rinj shqiptarë, si dhe përmirësimi i perspektivave të karrierës së tyre duke kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë.

Programi MIP u ofron pjesëmarrësve:

  • Bursa të plota studimi Master në SHBA në fusha si: Agrikulturë; Administrim & Menaxhim Biznesi; Kulturë; Turizëm & Eko-Turizëm; Edukim; IT & Shkenca Kompjuterike; Shkenca Administrative; Shëndetësi Publike; Shkenca Politike; Drejtësi, etj.
  • Bursa të plota internshipi nëpërmjet praktikave profesionale 6-mujore në SHBA në fusha të tilla si: Arsim; Teknologji & inovacion; Biznes dhe Sipërmarrje; Turizëm & Ekoturizëm; Kulturë; Drejtësi; Edukim Shëndetësor; Gazetari; Arkitekturë; Agrikulturë; Inxhinieri; IT & Shkenca Kompjuterike; etj.

Që nga fillimi i programit në vitin 2017, deri më tani AADF ka mbështetur 58 profesionistë të rinj shqiptarë nëpërmjet programit MIP Master dhe 115 të tillë nëpërmjet programit MIP Internship. Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrësve mbulohen plotësisht nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Programi LEAD Albania u ofron aplikantëve të përzgjedhur mundësinë për:

  • Punësim njëvjeçar me kohë të plotë si këshilltar në kabinetet e Ministrive të linjës, Zyrën e Kryeministrit, Zyrën e Presidentit të Republikës, Kuvendin e Shqipërisë, Bashkinë e Tiranës, si dhe në institucionet e reja të drejtësisë.
  • Pjesëmarrje në trajnime ekzekutive ndërkombëtare në institucione prestigjioze të arsimit si Harvard Kennedy School, Center for Creative Leadership, College of Europe, si dhe në trajnime brenda vendit me profesorë të shquar.
  • Takime dhe mentorim nga personalitete të shquara në fushën e lidershipit, përfshirë diplomatë të nivelit të lartë, politikanë vendas dhe ndërkombëtarë.

LEAD Albania është një program i frymëzuar nga White House Fellowship, i zbatuar në Shqipëri nga AADF që prej vitit 2013 dhe numëron një total prej 120 pjesëmarrësish.

Për më shumë informacion mbi programet dhe për të aplikuar, ju lutem vizitoni faqet e mëposhtme:
Lead Albania
MIP Master Info
MIP Internship

Detajet e eventit

  • Data

    13 mars 2025
  • Ora

    11:30 e paradites
  • Çmimi

    Falas
  • Kategoria

    Evente
  • Location

  • Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

    Biblioteka e Rektoratit “Nermin Vlora Falaschi”
  • Email

    info@univlora.edu.al
  • Tel

    +355 33 222288
UniVlora
Konferenca NRA – CSIT 2025
UniVlora
Minikurs mbi Data Science dhe Inteligjencën Artificiale
UniVlora
Leksion i Hapur në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit
UniVlora
Seminari “Kontrata e Ligatinave” për ruajtjen e ligatinës Vjosë-Nartë
UniVlora
“Kampionat Futbolli” midis Fakulteteve
UniVlora
Konferenca e 1-rë Ndërkombëtare, “Epidemia e heshtur e sëmundjeve jo të transmetueshme: qasje inovative dhe multidisiplinare për parandalimin dhe menaxhimin”
UniVlora
Njoftim për studentët e Financës dhe Kontabilitetit
UniVlora
UV nderon profesorët e shquar me titullin “Doctor Honoris Causa”
UniVlora
QLOC dhe mundësitë e karrierës në Testimin e Lojërave
UniVlora
Sesion Informimi për EIT
UniVlora
Promovimi rajonal i Qendrës së Inovacionit “SMART CITY HUB”
UniVlora
Java Globale e Parasë 2025 – leksion i hapur
UniVlora
AADF për aplikim në programin e Masterit dhe Internshipit
UniVlora
Inspireurope+ Supporting Researchers at Risk Project
UniVlora
Ceremonina e dhënies së titullit “Professor Emeritus” për Prof. Dr. Bardhosh Gaçe
UniVlora
Ju ftojmë në një bisedë me poeten Rita Petro
UniVlora
Takim me muzikologun Naxhi Kasoruho
UniVlora
"Biri rrëfen atin" - aktitivitet në nder të artistit Lefter Çipa
UniVlora
UV nderon Gjeneral Andrea De Gennaro me titullin “Doctor Honoris Causa”
UniVlora
Takim me studiuesin Gëzim Tushi
UniVlora
Promovimi i librit “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”

Programet Tona

Scroll to top